Udhëtarët që po prisnin për fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sonte pas orës 21:00, janë nxjerrë jashtë objektit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.