Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë bashkë më këshilltarin e tij Arsim Berisha e kanë vizituar Komunën e Hani të Elezit pas dyshimeve për helmimin e ujit të pijshëm.
Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se “Zëvendësministri Berisha u njoftua nga autoritetet lokale shëndetësore të Hanit të Elezit se nga fillimi i ankesave të qytetarëve deri në ora 12 të ditës së sotme, ekipet mjekësore kanë vizituar 195 pacientë, kurse pas orës 12:00, 5 pacientë”.
“MSh dhe SHSKUK kanë ndihmuar QKMF-në e Hanit të Elezit me furnizime me medikamente dhe materiale shpenzuese të nevojshme të kërkuara si nevoja emergjente”, thuhet në njoftim.
Ekipet e IKSHPK-së, kanë marrë edhe sot mostra për analizë laboratorike të ujit pas dyshimeve për intoksikim të ujit.
“Me qëllim të përballimit të situatës dhe ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët me ankesa, QKMF e Hanit të Elezit është mbështetur nga ekipet e Kujdesit Parësor Shëndetësor nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë”.
“Agresioni i Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të MPB-së, përmes cisternave, ka siguruar ujë të pijes për banorët e zonave ku qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore, derisa IKSHPK të konfirmojë rezultatet e mostrave të marra për analizat e ujit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.