Dyshohen për pesë vjedhje të rënda, arrestohen dy persona në Prishtinë

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje të rënda.

Në njoftimin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. M. mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dh A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda.

Të ngjashme