Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.

Sipas vendimit, Z.R. dhe H.K. janë suspenduar nga puna nga sot, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioni Disiplinor.

Ata dyshohen se kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.

“Për rrjedhojë, ekziston dyshimi se janë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafëve 1.1, 1.3, 1.9 dhe të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A”, thuhet nga njoftimi i ndërmarrjes në Facebook.

Të ngjashme