Dyshohet për deponim të qindra monedhave fals dy euroshe në bankë

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Një rast i deponimit të monedhave dy euroshe fals është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘TEB’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar mbi 1 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet e sinjalitbrenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa qindra monedha 2 euroshe false që dyshohet se janë deponuar nga klientë të ndryshëm në bankë.
Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë janë pajisur me mjete për detektimin e monedhave false.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Të ngjashme