Disa qenë dyshohet se janë helmuar në Matiqan.
Në përshkrimin e një videoje e cila është publikuar në rrjetet sociale, përkatësisht nga faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, thuhet se deri tani tre qenë kanë ngordhur.
“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”, thuhet në përshkrim.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth rastit.