Dyshohet për helmimin e disa qenve në Matiqan, tre të ngordhur

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Disa qenë dyshohet se janë helmuar në Matiqan.

Në përshkrimin e një videoje e cila është publikuar në rrjetet sociale, përkatësisht nga faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, thuhet se deri tani tre qenë kanë ngordhur.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”, thuhet në përshkrim.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth rastit.

https://fb.watch/4TFUOe9Z0s/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme