Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Han të Elezit, tre persona ikin nga kamioni

Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Han të Elezit, tre persona ikin nga kamioni

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është raportuar të mërkurën në pikën kufitare në Han të Elezit. Sipas Policisë, rreth orës 11:30, nga rimorkioja e një kamioni kanë dalë katër persona të panjohur. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Vozitësi […]

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është raportuar të mërkurën në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas Policisë, rreth orës 11:30, nga rimorkioja e një kamioni kanë dalë katër persona të panjohur. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Vozitësi i kamionit, i dyshuar mashkull, është shoqëruar në stacionin policor.

Njësia përkatëse policore është duke u marrë me rastin.

Të ngjashme