Në mëngjesin e sotëm janë ndërprerë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës për shkak se është dyshuar për një mjet shpërthyes.
Në punishten ku janë duke u kryer punimet është parë prezencë e Policisë të Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.