Policia e Kosovës ka bërë me dije se po kryen “veprimet e nevojshme” pas dyshimeve se një mjet shpërthyes mund të jetë vendosur në hekurudhën nga do të kalojë treni nga Serbia, i cili ka paralajmëruar hyrjen në Kosovë, pa leje të autoriteteve të Kosovës.
“Lidhur me informacionin që ka qarkulluar për mjet shpërthyes në hekurudhë, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante policore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Deri në këto momente nuk është hasur asgjë e dyshimtë, për derisa puna dhe angazhimi policor është duke vazhduar”.