Raportohet se një mjet i dyshuar shpërthyes është vendosur në një veturë pranë Kazermës “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në afërsi të Kazermës “Adem Jashari”, një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë.
”Raportohet se një qytetar në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me automjetin e tij, në bagazh, e ka dërguar për ta dorëzuar te Forca e Sigurisë së Kosovës”.
“Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes”.
“Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësimi për qytetarët”.