Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një përson në Mitrovicë, nën dyshimin se ka shpërndarë video në rrjete sociale, kundër viktimës.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i pandehuri dyshohet për “Ngacmim seksual”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.