Dyshohet për ngacmim seksual të një djali, arrestohet mitrovicasi

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një përson në Mitrovicë, nën dyshimin se ka shpërndarë video në rrjete sociale, kundër viktimës.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i pandehuri dyshohet për “Ngacmim seksual”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme