Dyshohet për një rast dhunimi, kapet pas katër muajsh 33 vjeçari

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Një 33-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një rast dhunimi të ndodhur në muajin prill në fshatin Radivojc të Vitisë.

Bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet N.S, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘’Dhunim’’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave janë duke vazhduar”, njofton policia.

Të ngjashme