Dyshohet për një të mbytur në det në Durrës

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Në Durrës dyshohet për një person të mbytur në det, ndërsa një tjetër ka shpëtuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit.

Dy personat kishin dalë me një mjet lundrues shëtitës me pedale (pedalon) duke përfituar nga moti i mirë.

Po mjeti lundrues është përmbysur dhe vetëm njëri prej tyre ka arritur të dalë në breg.

Vijojnë kërkimet në det nga mjetet e policisë kufitare, ndërkohë që personi tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr. 1 në Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallëgëve pedaloni është përmbysur.

Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I. B., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij. /TCH/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme