Të shtëna me armë zjarri para pak minutash janë dëgjuar në lagjen Sofalia në Prishtinë.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi shihet numër i konsiderueshme i patrullave te policisë në drejtim të kësaj lagje.
Redaksia ka provuar të marrë ndonjë informacion nga policia por deri në publikim e lajmit nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.