Dyshohet se Arijanet Muric u paraqit i dehur në stërvitje – aty ku pasoi përjashtimi i tij nga kampi i Kosovës

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Pak orë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës lëshoi një njoftim, aty ku bëhej e ditur se Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi stërvitor.

Shtëpia e futbollit kosovar nuk dha më shumë detajet, por vetëm duke potencuar se gardiani është përjashtuar për arsye disiplinore.

Mirëpo, në raportime të para dyshohet se Muric ka shkuar i dehur në seancën stërvitore te Kosova.

23-vjeçari nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë dhe është rrëzuar para bashkëlojtarëve.

Për këtë shkak, Bernard Challandes së bashku me stafin e tij menaxhues kanë marrë vendim që ta përjashtojnë.

Në mediat vendore u raportuar se kishte ndodhur një përplasje mes tij dhe Edon Zhegrovës, mirëpo ky i fundit i ka hedhur të gjitha poshtë, duke thënë se e ka shumë shok të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme