Dyshohet se dëmtoi kompaninë përmes kontratave dhe faturave të rreme, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 08 Tet 2026 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autorizimit.

Sipas raportit policor, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka lidhur kontrata të dëmshme për një kompani, ndërsa më pas ka ofruar edhe raporte të rreme, përmes të cilave dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu, sipas policisë, i dyshuari dyshohet se përmes faturave të rreme i ka shkaktuar dëm financiar kompanisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme