Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një guraje në Novobërdë.
Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën e kësaj jave.
“Njësiti i Hetimeve në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.