Ish-kreu i Marinsave Mbretëror, Matthew Holmes, ka vdekur si pasojë e varjes pas “shqetësimeve” për martesën dhe karrierën e tij, u tha një seancë hetimore.
Gjeneral Major Holmes, 54 vjeç, i cili shërbeu në Kosovë, Iralndë Veriore, Irak dhe Afganistan, ishte Komandant i Marinsave Mbretëror nga viti 2019 deri në prill të këtij viti.
Ai u gjet në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij në Winchester, Hampshire, më 2 tetor, shkruan BCC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Në seancën dëgjimore në Winchester u tha se policia kishte reaguar në një incident në shtëpinë e familjes së tij më 22 shtator.
Mjeku ligjor, Jason Pegg tha në një seancë hetimore në Winchester: “Dyshohet se Matthew Holmes kishte një numër shqetësimesh në kohën e vdekjes së tij, përfshirë çështjet që lidheshin me martesën dhe karrierën e tij të shërbimit”.
Pegg tha se trupi i gjeneral Major Holmes u identifikua zyrtarisht nga gruaja e tij, Lea.
Në kohën e vdekjes së tij, homazhet u bënë nga Kryeministri Boris Johnson dhe Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.