Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Një cisternë dyshohet se ka shpërthyer para pak minutash në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha ai.

Të ngjashme