Dyshohet se ka vdekur edhe i plagosuri në Klinë

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Dyshohet se ka vdekur edhe personi i plagosur në Klinë, i cili po trajtohej në emergjencë.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Klan Kosovës. Ndërkaq, policia më herët konfirmoi vrasjen e personit të parë, që ndodhi pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhej në konfirmimin e policisë.

Të ngjashme