Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se në emër të vëllait të ankuesit – i cili është i burgosur në Serbi – kanë pasur për qëllim të marrin një shumë parash nga një anëtar i një organizate humanitare në Zvicër.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 13. 02. 2024, rreth orës 08:30 është njoftuar nga ankuesi i cili ka paraqitur rastin qe kishte te bënte me vepër penale Mashtrim, me ç’rast disa persona ne emër të vëllait të ankuesit kanë pasur për qellim për të pranuar një shumë të hollave nga një anëtarë i një Organizate humanitare me seli në Zvicër, të cilët me herët kishin grumbulluar një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi”, thuhet në njoftim.