Një person i gjinisë mashkullore 18-vjeç dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Nikçi për Express.