Një burrë dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën në Leposaviq.
Rastin në polici e ka raportuar një burrë.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.