Dyshohet se një femër u dhunua seksualisht në Ferizaj, ishte zhdukur para 18 ditësh

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Në stacionin policor të Ferizajt gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast dhunimi. Bëhet fjalë për një vajzë e cila që disa javë ishte raportuar e zhdukur.

Por pas gjetjes së saj, policia dyshojnë se ajo ka qenë viktimë e dhunës seksuale nga persona të panjohur.

Rasti po hetohet nga ana e Prokurorisë së shtetit.

“DHUNIM/ Ferizaj 06-24.08.2020-NN. Me 24.08.2020 është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme