Një person nga Gjilani është zhdukur nga dita e djeshme. Ndërkohë është duke u dyshuar se ky person mund të ketë rënë në Liqenin e Livoqit.
Rastin e ka konfirmuar, Ismet Hashani nga Policia e Kosovës, ku ka thënë se një person rreth moshës 60 vjeçare ka mundur të bjerë në Liqenin e Livoçit.
“Në ora 18:00 ne mbrëmë kemi kemi marrë informatën se një veturë me çelësa gjendet afër pendës së Livoqit. Ka dyshime se një person ka mundur të bjerë në pendë. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalur Policia e Kosovës, FSK-ja dhe edhe njësitë tjera, tha Hashani.
“Kërkimet mbrëmë menjëherë kanë filluar por janë ndalur për shkak të thellësisë të madh, ndërkohë që kërkimet kanë vazhduar sot në mëngjes”, ka thënë më tej Hashani.