Të premten në mbrëmje, një shtetase e huaj, ka raportuar se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një iphone 13.
Policia thotë se viktima dyshohet se ka qenë e dehur dhe mungesën e gjërave e ka vërejtur pasi është kthyer me taxi në banesën e saj.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, dërisa po vazhdojnë hetimet.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje”.
Raporti i plotë:
VJEDHJE
Prishtinë 23.09.2022-19:00. Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.