Dyshohet se organizoi vrasjen e dhëndrrit në Itali, arrestohet 30-vjeçari

Prishtinë | 12 Gus 2023 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Një 30 vjeçar është prangosur nga policia e Lezhës.

Gëzim Gjini, dyshohet se ka organizuar vrasjen e dhëndrrit (burrit të motrës), me mjet prerës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në Itali, në Rocca Priora.

Gjini dyshohet se në vrasje ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë.

Aksioni i koduar ” Infra Atlas” është zhvilluar nga policia e Lezhës dhe në bashkëpunim me partnerët italianë.

“30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, njofton policia e Shqipërisë përcjell Klankosova.tv

Autoritetet shqiptare po vijojnë procedurat për ekstradimin në Itali të 30-vjeçarit, Gëzim Gjini.

Të ngjashme