Një person është dërguar në Spitali e Prizrenit pasi ishte gjetur në rrugë i sulmuar me thikë. Sipas Policisë, persona të panjohur e kanë sulmuar me thikë dhe e kanë hedhur në rrugë nga vetura.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:50 në “Lagja Bazhderhane” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.