Një substancë e bardhë e cila dyshohet të jetë kokainë është gjetur në Shtëpinë e Bardhë.
Kështu të paktën raporton Washington Post.
Kjo i ka alarmuar shërbimet sekrete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rasti që po hetohet nga agjentët sekret raportohet se ka ndodhur të dielën mbrëma teksa kjo çoi në një evakuim të shkurtër.
Siç raportohet gazeta prestigjioze, “pluhuri i bardhë” rezultoi pozitive sipas testimeve paraprake, citohet të ketë thënë një zyrtar i cili ka njohur rreth hetimit.
Rreth rastit u deklarua edhe zëdhënësi i Shërbimit Sekret.
Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar se çfarë është, përcjell Klankosova.tv
Në të njëjtën kohë, autoritetet po shqyrtojnë se si u fut substanca në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo njëkohësisht kjo ka ngritur gatishmërinë e organeve të sigurisë atje.
Në ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nuk ndodhej brenda në momentin kur u zhvillua operacioni lidhur me këtë rast.
Ende nuk dihet se ku saktësisht u gjet substanca.
Sipas zëdhënësit të Shërbimit Sekret, ajo u gjet nga pjesëtarë me uniformë, të cilët po kryenin patrullimet rutinë të godinës.