Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti për motive të panjohura dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj vajzës së tij dhe të njëjtën e ka kërcënuar me vrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.