Dyshohet se vrasja në Podujevë ndodhi brenda një marketi

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në Podujevë.

Dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur brenda një marketi, teksa viktima është një burrë, ndërsa e plagosur një grua. Po ashtu merret vesh se personi i vrarë është me inicialet V.B.

Rastin për vrasjen, e ka konfirmuar për Ekonomia Online edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Të ngjashme