I dyshuari për sulm ndaj Sokol Zogajt arrestohet në Gjermani

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 18:51 | Nga

Autoritetet gjermane kanë arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Kallxo.com se një 37-vjeçar me inicialet B. A është arrestuar në Gjermani.

“Mbështetur në kërkesën për arrestimin e të dyshuarit B.A, viti i lindjes 1980, autoritetet gjermane kanë ndaluar të njëjtin dhe kanë njoftuar lidhur me këtë PK-në”, tha Krasniqi.

Vetë Sokol Zogaj tha për kallxo.com se është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, por theksoi se nuk e njeh sulmuesin.

“Jo, unë kurrë s’e kam parë atë njeri që më ka sulmuar. Ndoshta ai më ka njohur mua, ka marrë pjesë në takime apo ku e di se si, por unë mund të ju them se personin që më ka sulmuar nuk e njoh dhe asnjëherë s’e kam parë”, tha ai.

Zogaj shtoi se ka besuar në organet e drejtësisë dhe sigurisë që do ta marrin rastin me seriozitet. “Unë kam besuar në polici, gjyqësor, prokurori dhe po shihen të arriturat”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme