Dyvjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Lekaj: I bindur se do të kthehen faqebardhë

| 05 Nën 2022 | 20:27 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka përkujtuar dy vjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së. 

Lekaj ka thënë ata po qëndrojnë me kokën lartë deri në vërtetimin e pafajësisë. 

Lekaj ka shprehur bindjen se krerët e UÇK-së do të kthehen faqebardhë.

“Kaluan dy vite pa çlirimtarët, dy vite pa Presidentin Thaçi e kryetarin Veseli, pa Krasniqin e Gucatin, pa Selimin e Haradinajn, pa Shalën e Mustafën, të cilët si përherë po qëndrojnë me kokën lartë deri në zbardhjen e të vërtetës, deri në vërtetimin e pafajësisë dhe triumfin e drejtësisë. Besojmë fuqishëm se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kthehen faqebardhë në mesin tonë dhe shpresojmë që ta kemi afër atë ditë”, ka shkruar Lekaj në Facebook. 

Të ngjashme