Dyzet milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja paraprake e Ferizajt

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 09:11 | Nga

Komuna e Ferizajt po përballet me borxhe të mëdha të trashëguara nga ekzekutivi i kaluar në vlerë prej rreth 40 milion eurosh derisa në vitin e kaluar kanë nisur një varg projektesh kapitale pa zotim të mjeteve.

Shkaku i kësaj, gjatë këtij viti platforma qeverisëse e kryetarit të Komunës Agim Aliu, nuk do të realizohet sipas planifikimeve, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se Komunën e ka gjetur në një situatë jo të favorshme dhe me shumë sfida të cilat do të paraqesin telashe në implementim të platformës së tij gjatë këtij viti.

“Do të ketë sfida viti i parë 2018, por gjithsesi në vitin e ardhshëm do ta stabilizojmë komunën. Është për të ardhur keq, sepse e kemi gjetur një situatë të tillë derisa është një komunë e cila ka një buxhet të qëndrueshëm dhe të mundë të kishte një planifikim të mirë dhe një menaxhim të mirë të parasë publike, por fatkeqësisht tashmë nga Ministria e Financave është konstatuar që Komuna e Ferizajt radhitet ndër të parat për keqmenaxhimin e parasë publike dhe për mënyrën e keqe të planifikimeve buxhetore”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, borxhet e trashëguara prej rreth 35 milion eurosh nga qeverisja e kaluar është sfida kryesore e kësaj komune dhe në kuadër të kësaj tashmë kanë obligime të bartura edhe për shkak të kontratave të këqija për konsum politik dhe për konsum elektoral.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme