Dzeko përsëri pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko përsëri ka rezultuar pozitiv në testin e tretë për koronavirus dhe nuk do të luajë në ndeshjen kundër Parmas.

Në testimin e fundit ka shpresuar që do të rezultojë negativ dhe do të rikthehet për ndeshjen me Parman, por boshnjaku do të vazhdojë të jetë i izoluar.

Stafi mjekësor ka treguar që në testimin e tretë ai ka rezultuar përsëri pozitiv për COVID-19 dhe Dzeko nuk do të jetë për ndeshjen e ardhshme në Seria A.

Roma do të jetë pa kapitenin e tyre në ndeshjen e dytë radhazi në ligë, pasi që ai mungoi edhe në ndeshjen kundër Genoas para ndeshjeve të zhvilluara me kombëtaret. 

Të ngjashme