E ardhmja e Diego Costës mbetet pezull ndërsa Atletico shpreson të përfitojë. Një muaj më parë Antoni Conte i bëri të ditur se nuk bën pjesë në planet e tij për të ardhmen dhe sulmuesi ende nuk ka gjetur një skuadër. Destinacioni i tij i ardhshëm duken “Los Colchoneros” por vendimi i Fifas që ka bllokuar merkaton në hyrje të Atletikos deri në janar përbën një pengesë të madhe për Diego Costën që duhet të luajë për pjesën e parë të sezonit në një skuadër tjetër.