E bardha dhe e zeza s’janë ngjyra… dhe kuriozitete të tjera shkencore

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 20:28 | Nga

E bardha dhe e zeza nuk janë ngjyra. E bardha është një përzierje e gjithë ngjyrave në spektrin e dukshëm të dritës, ndërsa e zeza është mungesa e dritës së dukshme.

Vetëm këto kafshë mund ta njohin veten e tyre në pasqyrë: njerëzit, shimpanzetë, gorillat dhe orangutangët, delfinët gojëshishe, peshkaqenët dhe elefantët.

Rrezet X janë pjesë e spektrit elektromagnetik, me gjatësi vale më të shkurtër se sa drita e dukshme, e si pasojë janë të padukshme për njerëzit.

Këmba e njeriut është shembull i një leve të klasit të dytë. Avantazhi mekanik i një leve të tillë është gjithmonë më i madh se 1.

Rripi i asteroidëve është rajoni i sistemit diellor që ndodhet mes orbitave të planetëve Mars dhe Jupiter. Ai njihet gjithashtu si “rripi kryesor i asteroidëve”.

Energjia që cliron një uragan mesatar përmes formimit të reve dhe shiut është afërsisht 600 trilion vatë energji për ngrohje.

Trupi i njeriut përbëhet nga shumë kripëra, teksa kripa e zakonshme (klorid natriumi) është dominuese, me 0.4% të peshës së trupit.

Disa lule i hapin dhe i mbyllin petalet në një kohë të caktuar përditë, a thua kanë një orë të brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme