Është e çuditshme tendenca për shtrembërim, keqinterpretim dhe politizim të një veprimi prej burrështetasi dhe akti moral, të përmasave nacionale të Ramush Haradinajt. Është edhe më e habitshme, që kjo vie edhe nga disa adresa politike e publike, të cilat derdhnin lot krokodili, për atë se si ky shtet i ri nuk ka lidership të guximshëm që ruan e lartëson interesat e vendit. Është madje anormale që veprimet e një Udhëheqësi të Luftës, Lideri të Paqës, Gjeneralit e Kryeministrit Haradinaj, të vihen në peshojat oportuniste prej më të ultave.
Ju lutem imagjinoni një situatë, ndonëse vështirë ta bëni, kur Kryeminstri Haradinaj do të paraqitej në Hagë pa ofruar dorëheqjen siç bëri javën që shkoi. Të njëjtit kujdestarë oportunistë do të ndërtonin një mal akuzash, se si ndodhi që vendi të degradonte deri aty sa edhe Kryeminstri i vendit duhet të merret në pyetje, pa dhënë dorëheqje,e se si në mediat nderkombëtare ai la nam të keq.Madje disa do të thonin që për të ruajtur pushtetin Haradinaj është transformuar në njërin nga ata që ishin mësuar t’i shihnim në qeverisje e pushtet. Pra, ato në vlerësimet e tyre sido që të veprojë Lideri Haradinaj, e nxjerrin të njejtin epilog të deformuar e dashakeq.
Sidoqoftë, Ramush Haradinaj, në qasje dhe të vepruar politik e patriotik, nuk mund të matet ad vlerësohet nga ata që nuk e njohin as dhëmbjen as sakrificën. Ai madje edhe kur është në dijeni të tyre, nuk do as t’ia dijë! Është vetëm koha ajo e cila do t’i amortizojë goditjet e ulta, dhe do t’i amplifikojë efektet e një akti të përmasave strategjike e nacionale. Janë aktet dhe të vepruarit me dinjitet të Kryeminstrit Haradinaj, ato të cilat po hapin rrugë për energji të reja dhe të pastërta.
Kryeminstri Haradinaj, shkoi në Hagë siç është, i pastër si loti, por akti i tij fisnik doli të ngritej si një aktakuzë për oportunistët burracakë!