E dashura e djalit të presidentit amerikan e infektuar me Coronavirus, izolohet edhe djali i Trumpit

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kimberly Guilfolyle, e dashura e djalit të Donald Trump, Donald Trump i Riu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, një ditë para eventit të ditës së pavarësisë në SHBA, shkruan Fox News, njofton Insajderi.

Në një email për Fox News nga Sergio Gor, shef i stafit në komitetin “Trump Victory Finance” ka thënë se “pasi ka testuar pozitiv, Kimberly menjëherë është izolura nga të tjerët”.

“Ajo po ia del mirë dhe do të ri-testohet për t’u siguruar se diagnoza është e saktë pasi që nuk po tregon shenja të sëmundjes, por si para-kujdes do t’i ndalojë të gjitha eventet e parapara”, thuhet në njoftim.

Djali i Trump është testuar gjithashtu.

Ai ka dalur negativ, por do të vetëizolohet gjithashtu dhe nuk do të marrë pjesë në evente publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme