Bashkëshortja e aktorit të famshëm turk Kenan Imirzalioglu, Sinem Kobal, festoi dje 29-vjetorin e lindjes.
Këtë ditëlindje aktorja dhe modelja e njohur turke e ka pritur mes miqve të saj më të afërt dhe partnerit të saj.
Por, më shumë se festa dhe detajet e asaj mbrëmje, vëmendje të veçantë ka marrë dhurata që Kenan i ka bërë bashkëshortes së tij.
Aktorja ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur pas kafshëve shtëpiake, dhe për këtë arsye ylli 38-vjeçar i ka dhuruar asaj një qenush i cili mësohet se ka kushtuar tre mijë euro.
Gjithashtu 29 vjeçarja anëtarin e ri të familjes së saj e ka prezantuar edhe me fansat në rrjetet sociale.