E dënuar në Turqi për pjesëmarrje në grupe terroriste, pritet masa për 32-vjeçaren që e prangosi Shqipëria

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur në Gjykatën Penale në Tiranë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, e kërkuar nga autoritetet turke për shkak se është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Prokurori i çështjes do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 32 vjeçaren, deri në mbërritjen e akteve të ekstradimit nga shteti turk brenda 40 ditëve, shkruan A2CNN.
Yazici u arrestua dy ditë më parë në Rinas, teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Sipas verifikimeve në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja.

Pas caktimit të masës së sigurimit, e njëjta gjykatë do të shprehet më vonë lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin ose jo të saj.

Sipas informacioneve nga policia, shtetasja turke kishte marrë azil politik në Francë, pasi pretendon se në Turqi i rrezikohet jeta

Të ngjashme