Rasti në polici është raportuar nga nëna e saj e cila ka thënë se e ka dërguar në shkollë dhe vajza më s’është kthyer në shtëpi.
Ajo ka thënë se nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.
“Viti, 15.11.2021 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzën e saj viktimën femër kosovare të mitur, e kishte dërguar në shkollë e cila më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.”, thotë raporti policor.