E dhimbshme: Këta janë kosovarët që u gjetën nën rrënoja në Izmir

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Nazmie Dorajan 62-vjeç është viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik që goditi dje Izmirin, ndërsa djali i saj Maliku Tahirler 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Familja me origjinë nga Kosova kishin emigruar nga Prishtina në Izmir që prej vitit 1956.

Nënë e bir u gjetën të përqafuar nën rrënoja. Gazetari Sokol Brahaj tha se nënën dhe djalin i zunë rrënojat poshtë në apartamentin ku banonin në Izmir, ndërsa vetëm 28-vjeçari arriti që të shpëtonte.

“Ishin thirrjet për ndihmë të djalit nën rrënoja që çuan në lokalizimin nga autoritetet e kërkim shpëtimit duke i nxjerrë. Djali nuk mund të lëvizte, pasi i kishte rënë një kolonë mbi këmbë. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj duke e shpëtuar, ndërsa vetë ndërroi jetë” tha ai.

Familja ka tre vajza dhe një djalë, Maliku Tahirler, i cili është futbollist.

Në këtë lagje të Izmirit, Sokol Brahaj tha se jetojnë 2 shqiptarë të Shqipërisë dhe 3 të Kosovës.

“Në këtë zonë pritet të vijë edhe presidenti i Turqisë Erdogan për të parë nga afër gjendjen aktuale. Deri tani kemi kontaktuar me të gjithë shqiptarët, kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me ambasadat dhe nuk kemi dijeni për asnjë rast tjetër.

Të dy ambasadat kanë qenë nën stop në komunikim me autoritetet zyrtare edhe me shqiptarët që kemi këtu, rreth 20 studentë, shqiptarë të ardhur nga Shqipëria që banojnë në Izmir” tha ai. Nazmiye Do?rayan u përcoll në banesën e fundit ditën e sotme

Të ngjashme