Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Iliri, me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook.
“Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime ”, ka shkruar ai.
Në postimin e tij qytetarë të shumë ngushëlluan familjen Sherifi nga Mitrovica.
Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme. Madje, asaj i ofroi veshkën një djalë i ri, vetëm për të shpëtuar. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk arriti të mbijetonte.