Tërë jetën na kanë mësuar që pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin, ndërkaq tani është zbuluar që ai ndonjëherë mund edhe të na shpëtojë nga vdekja e sigurt. Ja përse është fjala.
Që më parë, shkencëtarët kanë konstatuar që duhanpirësit më rrallë sëmuren nga sëmundja e Parkinsonit, sepse nikotina ndikon mirë në tru, shkruan Daily Mail.
Tani hulumtuesit e Universitetit në Minesota kanë analizuar fushatën kundër pirjes së duhanit, e cila është bërë gjatë mesit të shekullit të kaluar, dhe kanë konkluduar që në deceniet në vazhdim është shtuar shumë numri i të sëmurëve nga kjo sëmundje e rrezikshme.
Sipas statistikave të studimeve, duhanpirësit vërtet më pak sëmuren nga sëmundja e Parkinsonit.
Megjithatë, kjo tezë është e vështirë të dëshmohet në praktikën mjekësore, andaj për të verifikuar duhet patjetër të presim edhe një kohë.
Mirëpo, ekspertët mjekësorë tërheqin vërejtjen që pirja e duhanit është një ndër shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve të pashërueshme, siç është kanceri i mushkërive.
Pos ndërprerjes së shpejtë të pirjes së duhanit, për këtë rritje katastrofave të të sëmurëve është përgjegjëse edhe vetëdija mbi simptomat dhe diagnostikimi i përmirësuar.
Në të vërtetë, mjekët tani kanë mundësi që më herët dhe në mënyrë më të sigurt të konstatojnë sëmundjen.