A e dini se çdo të katërtin burrë e tradhton gruaja?

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 21:35 | Nga

Edhe pse është fakt që femrat më pak bëjnë aventura jashtë lidhjes apo martesës, nuk bëjnë as ato përjashtim nga tradhtia.
Siç tregojnë hulumtimet, çdo e katërta damë së paku një herë do të ketë aferë jashtë martesës, transmeton Telegrafi.

Nga përvoja e terapeutikë bashkëshortorë mësojmë që kur tradhtojnë femrat, ato tradhtinë e bëjnë më shpesh sepse janë të pakënaqura me aspektin emocional të lidhjes. Mirëpo sfidat rrezikojnë edhe në situata të tjera.

Ditëlindjet jubilare

Kur e dashura juaj t’i ketë mbushur 30, 35 apo 40 vjeç, uroj-ani ditëlindjen, ndërkaq vetes uroni që t’ju jetë besnike. Ditëlindjet “e plota” na detyrojnë në ri-hulumtim të jetës, andaj nëse femra ndien që diçka mungon, nuk është e përjashtuar që atë ta provojë ta kompensojë me aferë.

Jini posaçërisht të kujdesshëm ndaj saj në këtë periudhë, thjesht që të mos i bie në mend që lumturinë ta kërkojë te të tjerët.

Avancimi i pagave

Femrat i duan projektet dhe qëllimet. Prandaj, kur e realizojnë njërën, mund t’i vënë vetes sfidën tjetër, mirëpo këtë herë në sferën e marrëdhënieve intime.

Prandaj, hulumtimi i Universitetit në Uashington ka treguar që me ngritjen e pagës ngrihet edhe probabiliteti që do ta tradhtojmë partnerin.

Jeta e përbashkët

Sado që të tingëllojë paradoksale, fillimi i jetës së përbashkët paraqet rrezik për lidhjen. Shkaktari i parë është që humbet pasiguria dhe hyni në një rutinë, sepse gjithë kohës jeni bashkë. Nëse në afërsi të damës suaj gjendet dikush i cili e vështron me pasion, kini kujdes!

Gjithashtu, nëse ajo dëshiron martesë dhe fëmijë, ndërkaq ju zvarrisni, nuk është shansi i vogël që t’ju tradhtojë, mbase edhe përgjithmonë t’ju braktisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme