Fjalën ‘Wi-Fi’ me siguri e keni dëgjuar shumë shpesh kohët e fundit.
Megjithatë, shtrohet pyetja se a e dini se çfarë do të thotë ky akronim?
Wi-Fi nuk është shkurtesë e fjalisë së Wireless Fidelity, ashtu sikur se shumëkush mendon.
Në fakt, as edhe akronim. Emri i vërtetë i këtij lloji të komunikimit pa tel është IEEE 802.11b Direct Sequence ndërsa kompania e marketingut Interbrand e ka propozuar këtë emër në mënyrë që njerëzit lehtësisht ta kujtojnë.
Në mënyrë që shfrytëzuesit që mos të hutohen, Wi-Fi Alliance ka vendosur që për qëllimet e marketingut krahas akronimit Wi-Fi të qëndrojë motoja “Standard për saktësinë Wireless”.
Me kalimin e kohës, motoja dhe pjesa tjetër është humbur dhe ka mbetur vetëm Wi-Fi.