E dorëhequra e VV-së për emërimet e drejtorëve nga Kastrati: Asnjë nuk po i njoh

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 17:49 | Nga

Deputetja dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e ka cilësuar si sukses emërimin e gjashtë grave në postet e drejtoreshave në komunën e Dardanës, nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Pantina e cila kishte dhënë dorëheqje kohë më parë nga pozitat brenda partisë, ka thënë se asnjë nga drejtorët e emëruar nga Kastrati nuk po i njeh, por sipas saj emërimi i 6 grave në këtë pozitë përbën një sukses.

“Nuk po i njoh asnjë nga drejtorët e emëruar nga Kryetari i Dardanes Qëndron Kastrati, por ajo çfarë vërejta është se nga 11 drejtore të emëruar 6 prej tyre janë gra, dhe ky fakt në vete përben një sukses. Urime Qëndron ty dhe drejtoreve të përzgjedhur ju uroj shume suksese”, ka shkruar Pantina në llogarinë e saj në Facebook.

Gjatë ditës së sotme Kastrati si kryetar i komunës së Dardanës ka emëruar 11 drejtor në këtë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme